NION - Është hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës shorti i fazës së 1/8 në Ligën e Kampioneve ku nuk kanë munguar surprizat dhe ku janë përcaktuar sfida të forta e mjaft interesante, ku spikasin tre përballje gjermano-spanjolle.

Kështu ndeshjet më të forta të paktën në letër do të jenë përballjet ndërmjet PSG-Çelsi dhe Mançester Siti-Barcelona. Një tjetër dule mjaft interesantë pritet të jetë edhe përballja italo-gjermane ndërmjet Juventusit dhe Borusias së Dortmundit.

Ndërkohë kampionët në fuqi të Realit të Madridit do të kenë përballë Shalken. Një tjetër përballje gjermano-spanjolle do të jetë edhe ajo ndërmjet nënkampionëve të Atletikos së Madridit përballë Bajer Leverkusenit.

Shakhtar-Bayern, Arsenal–Monako, dhe Basel-Porto janë tre ndeshjet e tjera të përcaktuara nga hedhja e shortit në Nion.
 
Shorti i 1/8 të Ligës së Kampioneve:

PSG-Chelsea
Man.City-Barcelona
Leverkusen-Atletico
Juventus-Dortmund
Schalke-Real Madrid
Shakhtar-Bayern
Arsenal–Monako
Basel-Porto

Ndeshjet e para do të luhen në datat 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të jenë një javë më pas në datat 24 dhe 25 shkurt.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)