'Dega e Ullirit' ferri i terroristëve,
mbi 3500 të neutralizuar

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" i nisur më 20 janar në rajonin Afrin të Sirisë, kanë neutralizuar gjithsej 3.524 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke nëpërmjet një deklarate njofton se vazhdon operacioni i nisur më 20 janar me qëllim për të neutralizuar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve si dhe për të vendosur siguri dhe stabilitet për kufijtë dhe rajonin.

Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" ka arritur në 3.524 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.

Operacioni "Dega e Ullirit" ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave