'Dega e Ullirit' shfaros terroristët
në Turqi, çlirohet një tjetër zonë

'Dega e Ullirit' shfaros terroristët<br />në Turqi, çlirohet një tjetër zonë<br>
Që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit", e cila zhvillohet në rajonin Afrin të Sirisë, terroristët e organizatës PYD/PKK janë dëbuar nga mali Darmak dhe aty tani valëvitet flamuri i Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mali ka një rëndësi strategjike në veriperëndim të Afrinit nga ku prej 20 janarit, që kur filloi operacioni "Dega e Ullirit" në këtë zonë, pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK kanë kryer sulme raketore në qytetin Kilis të Turqisë.

Forcat turke pastruan malin nga terroristët dhe vendosë flamurin turk.

Operacioni në të cilin janë përfshirë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), ka nisur më 20 janar me qëllim të vendosjes së sigurisë në zonën kufitare, duke neutralizuar elementët terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it, duke çliruar territorin nën pushtimin e terroristëve dhe duke mbështetur popullatën e kësaj zone.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së