'Deputetët e PS në krevat', Çuçi-Lu:
Jemi 7 këtu, bashkë me ju bëhen 8

'Deputetët e PS në krevat', Çuçi-Lu:<br />Jemi 7 këtu, bashkë me ju bëhen 8<br /><br>
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ironizoi sot deputetët e PS gjatë konferencës për teknologjinë në zgjedhje, kur tha se janë ende në krevat. Lu u nis nga mungesa e deputetëve socialistë në këtë takim. 

Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegoi se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologjisë, e rëndësishme është që të dyja, si mazhoranca dhe opozita të jenë pjesë e këtij diskutimi”, ishte ironia e Lu.

Por i pranishëm në këtë Konferencë, bashkëkryetari socialist i Komisonit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi iu përgjigj gjithashtu përmes ironisë ambasadorit Donald Lu, nisur nga akuzat e opozitës të cilët e etiketojnë si të njëanshëm dhe në krah të PS-së. “Mos të dyshojë në asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste, sepse në salle janë 7 të komisionit ad hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8”, tha Çuçi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim