'Der Standard' për Kodhelin, ‘Zonja
e Hekurt, që nuk do të jetë e tillë’

'Der Standard' për Kodhelin, ‘Zonja<br />e Hekurt, që nuk do të jetë e tillë’
TIRANE- Mimi Kodheli një nga figurat e kabinetit qeveritar të Edi Ramës ka ngjallur interesin e mediave ndërkombëtare. Gazeta austriake “Der Standard” ka realizuar një profil të shkurtër për ministrën e ardhshme të Mbrojtjes, ekonomistën Mimi Kodheli.

Në artikullin me titull “Zonja e Hekurt, që nuk do të jetë e tillë”, gazeta austriake shprehet se ajo është një nga shembujt që tregon se Shqipëria bën një hap përpara drejt barazisë gjinore. Gazetarja shkruan se deri tani 48-vjeçarja është marrë maksimumi me çështjen e buxhetit të ushtrisë, por tashmë do të drejtojë politikisht një ministri të rëndësishme të një shteti anëtar të NATO-s.

Prestigjozja austriake thekson më tej në shkrim se shumë veta do ta shohin atë si “zonjen e hekurt”, por ministrja e re e Mbrojtjes nuk e sheh veten si e tillë. Për Kodhelin, emërimi i saj dhe femrave të tjera në qeveri përbën një emancipim të rëndësishëm në politikën dhe jetën publike shqiptare.

Në përshkrimin që i bën profilit politik të ekonomistës që pritet të jetë vetëm për pak ditë ministre e Mbrojtjes, “Der Standard” thekson se Mimi Kodheli pëerfshihet mes atyre njerëzve që kanë shfaqur besnikëri të pakushtëzuar ndaj liderit të partisë, Edi Rama. Kodheli gjithashtu rrëfen se ka shumë pak kohë të lirë, ndërsa cilëson si “kryeveprën e saj” djalin 24-vjeçar.

Për Kodhelin problemi më i madh nëë Shqipëri është se gratë kanë më shumë besim te burrat sesa te njëra-tjetra.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë