'Deti', Bushati: Shqipëria merr
hapësirën e humbur në 2009

'Deti', Bushati: Shqipëria merr<br />hapësirën e humbur në 2009<br>
Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati e quan marrëveshjen e re për Detin me Greqinë, si marrëveshje më të mirë se ajo e 2009-ës e firmosur nga Berisha dhe Karamanlis, pakt ky i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për cenim të sovranitetit. Bushati tha te 5 pyetjet nga Babaramo se me marrëveshjen e re Shqipëria përfiton hapësirën detare të humbur 9 vjet më parë si dhe më shumë zonë ekskluzive ekonomike. 

"Me marrëveshjen e 2009 Greqia ka përfituar hapësirë detare ndaj Shqipërisë. Me marrëveshjen e re, atë hapësirë detare të marrë padrejtësisht në 2009, të mos e marrin. Ajo marrëveshje ka qenë e ndërtuar keq, jemi konsultuar me ekspertë italianë dhe norvegjezë dhe diskutimet kanë nisur që në 2015. 

Me marrëveshjen e re, Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet. Do kemi një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009, qoftë sa i takon hapësirës detare, por edhe zonës ekskluzive ekonomike. Është një marrëveshje që i jep Shqipërisë det më shumë, më shumë hapësirë ekonomike. Dhe kjo është një marrëveshje më e mirë, apo jo?", u shpreh Bushati i cili akuzoi opozitën se po sulmon marrëveshjen në një kohë kur duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024