'Deti', Meta s'shkon në Kuvend
thërret në zyrë Kom.Jashtëm

'Deti', Meta s'shkon në Kuvend<br />thërret në zyrë Kom.Jashtëm<br>
Presidenti nuk do raportojë në Komisionin e Politikës së Jashtme, nëse thirret për të dhënë informacion mbi rolin e tij në negociatat Shqipëri-Greqi për marrëveshjen detare. 

Edhe pse një ditë më parë u shpreh i gatshëm të raportonte lidhur me përplasjen me Ditmir Bushatin sa i takon autorizimit dhe plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë, sot nga Presidenca ka një zhvillim të ri.

Kreu i shtetit Ilir Meta do presë në Presidencë anëtarët e Komisionit parlamentar të Jashtëm. Ky takim i planifikuar për ditën e premte, konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Komisionit të Jashtëm. Formati i takimit është përzgjedhur nga vetë kreu i shtetit. 

Të kontaktuar nga Report TV, deputetë të PD-së u shprehën të kënaqur për këtë zgjidhje, ndërsa deputetët e PS-së, konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidenti.

Ishte deputeti i PD, Tritan Shehu i cili u shpreh gjatë diskutimeve dje në komisionin e Jashtëm ku raportoi ministri Ditmir Bushati, se do bënte një kërkesë për të raportuar përpara këtij komisioni edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, ftese të cilës në parim Meta iu përgjigj pozitivisht përmes zëdhënësit Tedi Blushi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)