'Deti',Panariti:12 milje janë anormale
Marto:Në vijë ajrore del në Tepelenë

'Deti',Panariti:12 milje janë anormale<br />Marto:Në vijë ajrore del në Tepelenë<br>
"Ajo që deklaron ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Greqia do shtrihet në një distancë 12 milje në det, pas negociatave me Bushatin, nuk qëndron nga pikëpamja gjeografike". I këtij mendimi ishte paneli i ftuarve në "Repolitix", ku u diskutuan marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë negociatave të dy ministrave të Jashtëm. 

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Andrea Marto u shpreh se 12 miljet që përmend Kotzias përllogariten në 24 km, të cilat në vijë ajrore dalin në Tepelenë. Ndërsa për ish-ministrin e Jashtëm të LSI, Edmond Panariti është anormale që në kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të flitet me milje.

Gazetari Aleksandër Çipa tha nga ana tjetër se marrëveshja e detit me Greqinë është shpallur e vdekur nga Gjykata Kushtetuese dhe s'mund të ringjallet nga pikëpamja juridike.  

Debati në Repolitix

Aleksandër Çipa: Marrëveshja për Detin është shpallur e vdekur dhe nuk ringjallet nga pikëpamja juridike.

Andrea Marto: Do jetë një marrëveshje e re që s'do dëmtojë asnjërën palë, por në interes të të dy vendeve, s'do ketë fitimtarë dhe humbës. 12 milje, janë gati 24 km, të cilat nuk i gjen, ose nga Korfuzi duhet të shkosh në Tepelenë.  

Edmond Panariti: Anormale që Kotzias flet për milje në marrëveshjen për detin.  

Aleksandër Çipa: Kotzias të thotë se ku i ka marrë këto 12 milje. 

Ilir Kalemaj: Aty nuk ka vend për 12 milje. Mesa di unë, nuk janë ngritur grupet e punës. Aty bëhet fjalë për zona potenciale naftëmbajtëse. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar