Debati politik dhe lëvizjet që kanë shkaktuar propozimet e Ilir Metës për zgjidhjen e ngërçit vazhdojnë që të jenë pjesë e diskutimit të kryeministrit Rama me komentuesit në faqen e tij në Facebook.
Njëri nga ndjekësit virtualë shprehu dëshirën që Rama të përballet në një debat me kreun e PD, Basha, ndërsa sipas tij do të ishte akoma më mirë nëse do të ishte edhe kreu i LSI, Meta.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ramës. "Paske humor shqiponje tamam, dmth fol vetë qesh vetë se fluturon shumë lart e nuk ke me kë të komunikosh" i përgjigjet kryeministri komentuesit.
Gjatë ditës së djeshme Rama iu përgjigj Bashës duke i thënë se jam gati për dialog, vetëm cakto vendin dhe orën.
Opozita kërkon qeveri teknike, pasi sipas saj me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje.

Replikat e Ramës me komentuesit
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com