'Do arrestoja profetin Muhamed' 
  shkarkohet ministri egjiptian

'Do arrestoja profetin Muhamed' <br />  shkarkohet ministri egjiptian
Ministri i Drejtësisë në Egjipt, Ahmed al-Zend, është shkarkuar pasi deklaroi se do të arrestonte këdo nëse shkelte ligjin, madje edhe profetin Muhamed.

Deklarata e ministrit shkaktuan reagime të shumta, ndërsa shkarkimi i tij u njoftua përmes një komunikate.

“Kryeministri Sharif Ismaili vendosi të shkarkojë ministrin e Drejtësisë Ahmed al-Zend nga ky post”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrisë, pa u sqaruar shkaku i këtij vendimi.

Al-Zend ishte pyetur nëse do të arrestonte disa gazetarë të akuzuar për shpifje, dhe përgjigja e tij ishte se do të arrestonte çdokënd. “Madje edhe nëse do të ishte profeti, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të”, ka thënë Al-Zend. Deklaratë kjo që ka shkaktuar zemërimin mes muslimanëve në Egjipt, raporton sot The Telegraph.
 
 
egjipt ahmed

Redaksia Online
(m.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan