53-vjeçari Qazim Gapi kërcënoi para një viti punonjësit e dy filialeve të një banke të nivelit të dytë në Tiranë se do t'i hidhte në erë, ndërsa gjykata e ka dënuar me 18 muaj në shërbim prove.
 
I akuzuari kërkoi nga punonjësit e dy filialeve nëse kishin kaluar para në llogarinë e tij nga ana e një kompani private, por llogaria nuk ishte kredituar duke sjellë edhe reagimin e ashpër të tij.
 
53-vjeçari ka ngritur këmishën duke u treguar atyre një pako të mbështjellë, në dukje si eksploziv ndërsa është shprehur se do t'iu hedh në erë duke i kërcënuar.
 
Qazim Gapi u shpall fajtor për “kanosje për shkak të detyrës” dhe “prishje e qetësisë publike, por gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit  të dënimit 6 muaj për një afat 18 muaj me kusht që i pandehuri te mos kryej vepër tjetër penale.