'Dorëzohet' Rama:Nisim punën
për krijimin e qeverisë teknike

'Dorëzohet' Rama:Nisim punën<br />për krijimin e qeverisë teknike
Protesta e opozitës ia arriti objektivit, pasi kryeministri, Edi Rama, ka pranuar kërkesën e kryedemokratit Lulzim Basha për krijimin e një qeverie teknike.
 
Këtë fakt e ka pranuar vete shefi i qeverisë, Edi Rama, në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera njofton se do mbyllë rubrikën “Amacord” pasi ka nisur punën për krijimin e qeverisë teknike.

Ndërkohë shefi i qeverisë i kujton ndjekësve të tij se sot është data 1 prill dita ndërkombëtare e gënjeshtrave, teksa shigjeton edhe kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha.

 Gënjeshtra e Ramës për 1 Prillin 
“Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe! Lamtumirë!!!...Sot, gjithkush mund të thurë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet #xde02; Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që ia fsheh mërzinë dhe ia mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës #xde00; Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit #xde02”, shkruan Rama në statusin e tij.

edi rama

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve