'Doshi', PD largohet nga komisioni
 i Ligjeve: Të dorëhiqet Ilir Meta!

'Doshi', PD largohet nga komisioni<br /> i Ligjeve: Të dorëhiqet Ilir Meta!
Deputetët e opozitës janë larguar sërish nga Komisionet Parlamentare. Kësaj radhe deputetët e opozitës janë larguar nga Komisioni i Ligjeve ku është diskutuar mbi pr/ligjin për pensionet për punonjësit e shtetit.

Deputetët demokratë kanë kërkuar sërish dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi.
 
Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se Meta duhet të largohet për një hetim të drejtë. Sipas tij s’mund të vazhdojë Parlamenti, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
 
Por përgjigjia e kryetarit të këtij Komisioni, ishte se prokuroria po bën punën e vet.
 
“Nuk e kuptoj opozitën pasi prokuroria ka ecur në hapat e saj. Keqardhje për opozitënpasi ka kauzë të dështuar”, deklaroi Fatmir Xhafaj. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara