'Dosjet e vjetra',Rama:Jemi afër
marrëveshjes me Greqinë

'Dosjet e vjetra',Rama:Jemi afër<br />marrëveshjes me Greqinë<br>
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ashtu si homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia janë në prag të nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik.

Kryeministri theksoi se procesi i dialogut mes dy vendeve fqinje tashmë është futur në një hallkë të rëndësishme të zgjidhjes së çështjeve të vjetra, duke filluar me ligjin e luftës, marrëveshja për kufirin detar dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Greqi.

Rama foli për një marrëveshje, që po përfundohet mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, që shënon një tjetër hap të konsiderueshëm përpara.

“Jemi një hap para me dialogun me Greqinë. Pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik Shqipëri-Greqi është shumë afër. Duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, por edhe duke vazhduar me tema që për ne kanë qenë një rëndësi e veçantë si marrëveshja për kufirin detar apo garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe posaçërisht të atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e të shkuarës dhe për të pasur akses të plotë ligjor lidhur me çdo pretendim sa i përket të drejtave të pronësisë.

Po konkludojmë me pozitivitet edhe një aspekt tjetër, që lidhet me lehtësimin e gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve në Greqi, në aspektin e lëvizjes, burokracive, dhe besoj që përfundimi i procesit dhe garantimi i marrëdhënieve përmes përfundimit të një marrëveshjeje mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”,
deklaroi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris