Negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi kanë hyrë mbrëmë në një hulli të re, në përpjekje për të ruajtur pozitat e armatës së prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë. Kur Edi Rama pranoi 2/3, Sali Berisha ndryshoi menjëherë strategji, duke sajuar modelin vendeve të rezervuara, për bllokimin e Reformës në Drejtësi. Kjo alibi detyroi amerikanët të dilnin me një deklaratë të fortë, të cilët akuzuan opozitën si fajtore për dështimin e negociatave.