'Drejtësia', Basha-Ramës: Kërkon
gozhdë të varësh refuzimin e radhës

'Drejtësia', Basha-Ramës: Kërkon<br />gozhdë të varësh refuzimin e radhës
Kryetari i partisë Demokrate Lulzim Basha ka reaguar pa qëndrimit të kryeministrit Rama në lidhje me reformën në drejtësi. Një postim në rrjetin social Facebook Basha shkruan se propozimi i demokratëve është në përputhje me rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Basha thotë se kreu i qeverisë kërkon të gjejë alibi për refuzimin e propozimit të radhës të opozitës.  "Propozimi yne nuk jep as me shume e as me pak sesa çfarë parashikon Komisioni i Venecias: partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë. Po ti do patjetër një gozhdë ku të varësh refuzimin e radhës. Tani që nuk e ke më as këtë, leri alibite dhe nese do me te vertete reforme te pakapur ne drejtesi prano kompromisin qe i hap rruge miratimit te reformes ne drejtesi", shkruan Basha në FB. 

Më herët kreu i qeverisë Rama tha se PD kaloi nga "vendet e rezervuara" tek ato të "blinduara". Sipas tij, formula e demokratëve përjashton SHBA e BE nga procesi i "vettingut". 

Reagimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha 
Pas 6 dite heshje per krimin federal te pageses se 80 mije dollareve ilegale per nje foto, nuk beri ze edhe pse mediat me te medha te botes shkruan per skandalin, nje jave pas sulmit me arme e maska ne pisten e Rinasit ku u grabiten miliona euro, serish nuk pipetiu, por me ne fund Edi Rames iu zgjidh gjuha, u kujtua tu rikthehet cicerimave te tij. Deri tani ishte kundershtues i vendeve te rezervuara te propozuara nga SHBA dhe BE por sot nuk ka me asnje alibi. Propozimi yne nuk jep as me shume e as me pak sesa çfarë parashikon Komisioni i Venecias: partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë. Po ti do patjetër një gozhdë ku të varësh refuzimin e radhës. Tani që nuk e ke më as këtë, leri alibite dhe nese do me te vertete reforme te pakapur ne drejtesi prano kompromisin qe i hap rruge miratimit te reformes ne drejtesi.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'