'Drejtësia', Gjosha:Palët të dialogojnë
sërish për gjetjen e konsensusit 

'Drejtësia', Gjosha:Palët të dialogojnë<br />sërish për gjetjen e konsensusit 
Ministrja e Integrimit Europian Kljada Gjosha i ka bërë apel palëve politike në vend që të gjejnë rrugën e konsensusit në mënyrë që të miratohet sa më parë Reforma në Drejtësi.
 
Ajo ka shtuar se kjo reformë  është kushti kryesor për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërkohë që dështimi i konsensusit nga faktori politik pengon procesin e integrimit.

Unë nuk do të thoja se kanë dështuar, sepse ky draft mbetet për tu votuar në Parlament in e Shqipërisë dhe unë them që deri në momentin që  ai do të votohet  si qeveria ashtu dhe opozita duhet të shfrytëzojnë çdo moment  dhe çdo second për të bërë një kompromis të mundshëm për  kaluar reformën në drejtësi. Këtë do ta quaja me shumë interes  në radhë të parë sepse ne i detyrohemi qytetarëve shqiptarë dhe asaj çka ata presin: një Shqipërie me të drejtë ku zbatohet ligji, por nga krahu tjetër ne u detyrohemi atyre për procesin e integrimit dhe reforma në drejtësi është kushti themelor për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për hir të integrimit ne duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të arritur një kompromis.Pengon procesin e integrimit, pengon ecurinë e këtij procesi për ccelejen e negociatave, por mbi të gjitha pengon besimin që ne duhet të fitojmë tek qytetarët tanë. Me këtë në mendje palët duhet të ulen, të dialogojnë sërish të  gjejnë kompromisin sepse ende ky draft nuk është votuar. Ccdo second duhet shfrytëzuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi