Teksa opozita këmbëngul për implementimin e pikës 88, komisioni i posaçëm ka shqyrtuar dje një tjetër projektligj të rëndësishëm, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila sipas gjasave do të miratohet në 21 Korrik. Bëhet fjalë për draftin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i cili përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përpos të tjerave, drafti parashikon mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të organeve të drejtësisë së re, duke përjashtuar propozimin e Partisë Demokratike, për të ndarë politikisht vendet e rezervuara në institucionet e reja.
/Shqiptarja.com