'Drejtësia' Pas Metës Rama pret
në zyrë ambasadorët Lu e Vlahutin

'Drejtësia' Pas Metës Rama pret<br />në zyrë ambasadorët Lu e Vlahutin
Kjo e hënë ka shënuar për politikën një ditë mjaft intensive takimesh për Reformën në Drejtësi. Kryeparlamentari Ilir Meta mbërriti herët në mëngjes në zyrën e kreut të qeverisë Edi Rama në kryeministri ku zhvilluan mes tyre një takim prej rreth një orë e gjysëm në lidhje me këtë reformë të rëndësishme dhe gjetjen e konsensusit me opozitën.
 
Pas Metës, në kryeministri rreth orës 11:50 në selinë e qeverisë mbërriti ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Në këtë takim mes kryediplomatit dhe kryeministrit, fokusi do të jetë tek reforma në drejtësi. Rreth 10 minuta më pas, takimi ju bashkua edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin.
 
Meta u shoqërua në takim nga kreu i grupit paramentarë të LSI, shefi i kabinetit Sokol Dervishi dhe minsitrin Manjani ndërkohë kryeminsitri nga ministri Bushati dhe ai i Brendshëm Sajmir Tahiri. Fokus i diskutimit mëson Shqiptarja.com ishin kërkesat e Bashës për kryeparlamentarin Meta dhe kushtet e opozitës për të arritur konsensusin për miratimin e Reformës në Drejtësi.
 
Pas takimit me Metën Rama mesa duket kishte parashikuar edhe një takim me ambasadorin amerikan në shqipëri. Donald Lu është parë në ambientet e kryeminsitrisë rreth orës 11:50 minuta
 
Ndërkohë gjatë konferencës për mediat që mbajti gjatë së dielës pasi uli në tryezë liderin e opozitës Basha, Ilir Meta tha se në çdo orë e ditë që kalon duhet punuar për të gjetur gjuhën e përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës për reformën në drejtësi.
 
Këto takime duket se vijnë pikërisht në kuadrin e negociatave dhe arritjes së konsensusit. Takimi nuk kishte një konkluzion përfundimtar, por ndryshe nga takimi Rama-Basha, fjala dështim nuk u përmend. Përkundrazi. “Unë them se takimi i sotëm pati një vlerë, si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar me të vërtetë rrugët e zgjidhjes”, u shpreh kreu i PD.
 
“Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët, me qëllim që të miratojmë sa më parë, me koherencë dhe transparencë, reformën më themelore për shtetin e së drejtës dhe të ardhmes së Shqipërisë europiane”, - u shpreh dje Meta gjatë konferencës për mediat.

lu kryeministri

vlahutin kryeministri

lu vlahutin

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin