'Drejtësia', Veliaj: Jam i hapur të 
takohem me ambasadorin Donald Lu

'Drejtësia', Veliaj: Jam i hapur të <br />takohem me ambasadorin Donald Lu
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, shprehet se është i hapur që të takohet me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, lidhur me Reformën në Drejtësi, por edhe për çdo problematikë tjetër. Sipas Veliajt, ftesa e një ambasadori, aq më shumë nga një ambasador amerikan, vend i cili ka mbështetur gjithnjë Shqipërinë, përbën një detyrim për përgjigje pozitive për çdo qytetarë, e aq më shumë për një parlamentar.
 
“Jam i hapur për të diskutuar për çdo problematikë. Nëse do të më ftojë natyrisht që do i përgigjem pozitivisht ftesës së ambasadorit”, u shpreh Veliaj për Javaneës.
 
Sipas tij, është e rëndësishme të gjendet një kompromis midis palëve që Reforma të kalojë me konsensus në Kuvend, pa hyrë në përpjekje për të krijuar grupe deputetësh për të votuar Reformën jashtë qëndrimeve që ka grupi parlamentarë i PD-së.
 
“Dua të jemi i qartë. PD-ja përfaqëson qytetarë dhe kategori interesash, të cilat nuk bien dakord me politikat e qeverisë. Nga kontaktet që ne kemi është krijuar përshtypja se vota pro Reformës është një votë "pro" Ramës. Nuk jam i prirur që ta identifikoj në këtë mënyrë. Por natyrisht këmbëngul që të gjendet një kompromis dhe mazhoranca të pranojë konsensusin për nenin 88, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni i Venecias. Edhe unë si deputet jam në një linjë me qëndrimin e PD-së. Këto këndvështrime do t'ja shpreh edhe ambasadorit Lu, nëse ai do të kërkojë të takohet me mua si deputet”, tha Veliaj.
 
Sipas tij, duhet derdhur më shumë energji drejt konsensusit, sesa të ecet drejt krijimit të votave në mënyrë mekanike. Veliaj nënvizon se ka mirëkuptim për përkushtimin e ambasadorëve në drejtim të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE, si dhe forcimit të aleancës mes SHBA-së dhe Shqipërisë, por nga ana tjetër çdo gjë duhet bërë me masë dhe brenda disa kufijve.
 
Përtej këndvështrimeve jam i hapur për t’u takuar me ambasadorin amerikan dhe për të diskutuar këto çështje që lidhen me Reformën në Drejtësi”, përfundoi Veliaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'