'Drejtësia', Balla: Zgjedhje të
parakohshme nëse s'votohet
VD/Deklarata e çuditshme e Berishës

'Drejtësia', Balla: Zgjedhje të<br />parakohshme nëse s'votohet<br />VD/Deklarata e çuditshme e Berishës
Seanca parlamentare ka nisur përmes debateve të forta mes opozitës dhe maxhorancës. Ish kryeminsitri e ka konsideruar të papranueshëm dhe cinike drjetimin e seancës nga nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj për të cilën demokratët kanë kërkuar heqjen e mandatit të deputetes. Në këtë situatë nuk munguan edhe akuzat dhe fyerjet në parlament.

Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike. Nëse doni opozitë në parlament merrei seriozisht këtë. Një kryekusar e votuam të dilte nga parlamenti, këtu janë një zinxhirt i tërë”,- tha ai.

Por ndërsa ish-kryeministri fliste nga oborri i seancave plenare për këtë çështje dhe për qëndrimin e PD për reformën në drejtësi ku e konsideroi hap kyç në këtë proces votimin e byrosë së hetimit, nga foltorja e kuvendit nënkryetari i grupit të PS Taulant Balla tha se nëse nuk votohet reforma në drejtësi atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ti kryekusar që nuk ke lënë pronë publike, ti po mundohesh bashkë me partinë tënde, të vonosh reformën në drejtësi, por e ke të pamundur, pasi s’ke rrugë tjetër, O reformën në Drejtësi, ose zgjedhje të parakohshme. Por nuk do të kesh më 1 milion, por do të shtohen edhe shuplakat e tjera, 1 milion e 100 mijë shuplaka” tha Balla.

Por zgjidhja për këtë situatë për ish-kryeministrin nuk janë zgjedhjet e parakohshme por zgjidhja do të vijë sipas tij nga qytetarët në çdo shesh të vendit. Sipas ish-kryeministrit shqiptarët po kërkojnë largimin e qeverisë Rama.
 
Zgjedhjet e parakohshme me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por populli duhet të bëjë zgjidhje. Ti hedhë mënjanë. Atë që po ushtojnë gjithë sheshet e vendit “O Edvin e Kusar do të varim në litar”. Jo të varet fizikisht, jo të opozitës, por sheshet e qytetarëve” u shpreh Berisha.

Por ish-kryeministri tha se me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij ai ka frikë nga vota e madje edhe nga vota brenda radhëve të PS e këtu i'u referua debatit të brendshëm në ps për kandidimin e Ben Blushit.

Nuk është çështje e Partisë Socialiste,çështja e votës së lirë  është çështje universale. Të trembesh se po të rrëzon Ben Blushi do të thotë të trembesh nga hija jote” përfundoi ai.
 
 
Debatet për Gërdecin, Berisha: Rama promovon krimin Balla: Ti kryekrimineli i Gërdecit
“Ik Sali, merri me vete të gjithë, sepse arsyeja është e njëjtë. Përsa kohë nuk bëhet reforma në drejtësi, kryekusari Sali Berisha ka shumë të drejtë të shpifë e të hedhë baltë pa fund”, ka thënë Balla.

Gjatë fjalimit të tij, Balla ka treguar edhe disa dokumenta të publikuara sipas tij në media e që tregojnë përfshirjen e Berishës dhe familjarëve të tij në këtë ngjarje. 

Publikut i janë vënë në dispozicion nga mediat dokumente që e lidhnin këtë kriminel me biznesin vrasës të Gërdecit. Këtu kam gjithë dokumentacionin e plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave, të procesverbaleve të KM, me të cilat Berisha ushqente fabrikën e vdekjes. Ja çfarë thoshte Berisha në një mbledhje, kur e kundërshtonin Bode. 

Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë