'Drejtësia', Basha: Kemi ofruar 
një formulë të re, PS s'e pranon

'Drejtësia', Basha: Kemi ofruar <br />një formulë të re, PS s'e pranon
17 ditë pasi opozita i ka propozuar mazhorancës një formulë për daljen nga ngërçi për miratimin e reformës në drejtësi sipas Komisionit të Venecias, kryeopozitari Lulzim Basha e ka parashtruara atë para aleatëve dhe grupit parlamentar demokrat. Pas këtyre mbledhjeve kryetari i PD tha se opozita rikonfirmon unifikimin e qëndrimit të saj për këtë reformë ndërsa akuzoi kryeministrin se po përpiqet ta zvarrisë këtë proces duke mos dhënë përgjigje për këtë alternativë. Sipas Bashës, kjo është një alibi e shumicës për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme për këtë përdorur këtë reformë si "kalë beteje" në përballjen elektorale, por përgjegjësia tha kreu i PD është e kryeministrit. 

"Opozita prej 17 ditësh, prej datës 24 qershor, i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekomandimin 88, kompromisin për të miratuar reformën në drejtësi. Deri ditën e sotme ne nuk e kemi bërë publik këtë fakt, me shpresën se pala tjetër do të negociojë për zgjidhje. prej 17 ditësh, PS jo vetëm e refuzon kompromisin, por po kështu refuzojnë të paraqesin argumentet se pse kjo zgjedhje në pikëpamjet e tyre është e papranushme. Në këto kushte sa më shumë mazhoranca futet në llogoret e saj duke refuzuar jo vetëm rekomandimin 88, por edhe logjikën e vullnetin për të shkuar drejt një zgjidhje, aq më shumë shqiptarët e kanë të qartë se Rama nuk e do reformën në drejtësi, por fajin kërkon t'ia lerë PD-së dhe opozitës", u shpreh Basha. 

Ai deklaroi se propozimi vjen sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por nuk u përgjigj nëse kjo ofertë ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. 

Kreu i PD theksoi se ky është propozimi i tretë i opozitës për gjetjen e konsensusit, ndërsa akuzoi kryeministrin se kërkon të fajësojë opozitën për dështimin e reformës. "Nëse dështon, përgjegjës është Edi Rama. Ka vetëm një rrugë, të pranojë formulën e kompromisit, e treta që opozita propozon. E para ishte ajo e OPDAT-EURALIUS, e dyta ka qenë propozimi i 6 qershorit sipas rekomandimeve të Venecias. Ky është propozimi i tretë dhe Edi Rama vazhdon të insistojë në mospranimin e këtij propozimi pa asnjë argument. Është frika që ai ka nga reforma në drejtësi. T'ia lerë fajin opozitës s'ka për të ndodhur. Ne do ta bëjmë këtë ofertë tonën publike. Ka vetëm shpresën që në 21 korrik të drejtojë gishtin tek opozita. E ftoj të reflektojë. Kjo nuk është një përplasje mes Bashës e Ramës, kjo është një çështje shumë më e madhe që i takon çdo shqiptari. Sot na ndan vetëm kjo çështje, ofertën e ka në tavolinë. Nëse ka një kundërshtim të vetëm, ta paraqesë me shkrim dhe këtë debat e bëjmë publik përpara qytetarëve. Formula jonë është e bazuar mbi opinionin final të Venecias", theksoi Basha.
 
Kreu demokrat shtoi se shqiptarët e dinë që Rama ka frikë nga reforma në drejtësi. Ai theksoi se nëse kreu i mazhorancës shkon në zgjedhje të parakohshme me idenë që të fajësojë opozitën për mosmiratimin e reformës në drejtësi, atëherë kostot do të bien mbi të.
"Nëse ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë "kalë beteje", e ka gomarë të ngordhur, se nuk ka shqiptar të ta besojë se Edi Rama nuk ka frikë nga drejtësia, që nga CEZ, koncesionet e Beqes, grabitjet e bandës së kriminelëve të lidhur me Saimir Tahirin që kanë shpallur zonën Fushë Krujë-Durrës zonë të lirë krimi", tha Basha. 

Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'