'Drejtësia', Basha sulm BE për
qëndrim të njëanshëm/Debatet 

'Drejtësia', Basha sulm BE për<br />qëndrim të njëanshëm/Debatet 
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se reforma në drejtësi do të kalojë më shumicë kushtetuese prej 94 votash në parlament, të cilat mazhoranca nuk i ka , kreu PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët e opozitës se nuk do të tolerohet asnjë trafikim vote.

Në një mbledhje jahshtë radhe me parlamentarët demokratë, kryetari i PD ndërsa është shprehur i sigurtë se askush nga opozita nuk do të votojë një projekt të njëanshëm të reformës, mësohet të ketë thënë se veprimi që do të pasohet është djegia e mandateve të deputetëve në parlament.

"Unë jam i sigurt që asnjë deputet i PD- së nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon konsensus, por në qoftë se edhe një deputet i PD voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e te ndershme. Formulën e vendeve te rezervuara e ka propozuar vete eksperti i Opdat në nëntor. Ne 25 janar ne dreken ne rezidencen e Lu ku ishte dhe Berisha u tha nga opsionet e propozuara ju zgjidhni një qe siguron mos kapjen politike dhe ne do e detyrojme Ramen ta pranoje. Ne 3 shkurt Lu çoi email që janë 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Ne 14 shkurt i kthehet përgjigje me email Lu qe ne jemi per vendet e rezervuara. Ne 17 shkurt i komunikohet PS. Te gjitha janë me e mail me Lu dhe nëqoftese eshte e nevojshme do publikohen. Ne kemi qene të qarte ne kete proces ne kemi kerkuar konsensus. Si Nuland dhe keshilltari i Merkel qe fola dje ne tel janë te qarte. Këte formulë e ka propozuar Rama e ka konfirmuar Venecia e ne po kërkojmë atë që është rënë dakord."-tha Basha

Por pas këtij parashtrimi deputeti demokrat Eduart Selami ka shprehur shqetësimin për një qëndrim të mundshëm kritik të ambasadorëve për opozitën. Kryetari i PD ndërsa ka bërë të ditur se çdo hap është hedhur me dakordëdinë ndërkombëtare por sulmoi edhe përfaqësuesit e BE, ambasadoren Vlahutin dhe shefen e diplomacisë Mogerini për qëndrim të njëanshëm në favor të mazhorancës.
 
Ky qëndrim u përforcua edhe nga ish-kryeminstri Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së grupit ndërsa tha se është qeveria ajo që nuk e do këtë Reformë.

Ndërtesa tryeza politike Rama-Basha një ditë më parë doli pa rezultat, burime pranë pd konfirmojnë për report tv se negociatat politike vijojnë edhe gjatë ditës së sotme për gjetjen e dakordësisë për miratimin bashkarisht të Reformës në drejtësi.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi