Partia Demokratike kërkon zyrtarisht shmangin amerikanëve nga skanimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa propozon t’ia besojë këtë proces Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedes dhe një komisioni me 12 anëtarë politikë, gjashtë të opozitës dhe gjashtë të mazhorancës.
Formula e opozitës parashikon që Presidenti i Republikës (alternativë Avokati i Popullit) shpall vakancat për 12 vende për komisionerë të vetingut, anëtarë të Komisioneve të Përkohshme të Kualifikimit, ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese përzgjedh me short tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve në përputhje me kriteret, përfshirë ato për integritetin e kandidatëve. Ndërkaq, sipas formulës së PD, përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pra përfaqësuesit e SHBA-BE, do të jenë thjeshtë rojtarë të transparencës.
/Shqiptarja.com