'Drejtësia' Berisha-Ramës: Mos
u bëj varrmihës i Reformës

'Drejtësia' Berisha-Ramës: Mos<br />u bëj varrmihës i Reformës
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në një komunikim për mediat, ka thënë se babai i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është pronari i plantacioneve të bimëve narkotike të mbjella në parcelat e Vjosës.

Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëhet varrmihës i reformës në Drejtësi, pasi historia do të dënojë.
 
Mos u bëj varrmihës i konsensusit pasi historia do të dënojë. Në vend që të falënderosh opozitën, për aktin e saj që la me dhjetra vërejtje dhe u mor me një substancë të Komisionit të Venecias dhe tha se do të votoj e miratoj reformën, duhet ta falënderonte opozitën dhe të shprehte mirënjohje. Kurse ky tregon linja të kuqe, siç ka bërë Bush ndaj Millosheviçit për Kosovën.” tha Berisha.

Sipas Berishës, Partia Demokratike hartoi një draft për reformën në Drejtësi sipas standardeve të Komisionit të Venecias.

“Opozita hartoi draft për të cilin s’ka njeri në Shqipëri, as të huaj e as vendas  që të ketë thënë fjalë negative, pasi është hartuar në bazë të rekomandimeve të Venecias” tha ai.

Berisha ka theksuar po ashtu se, Reforma në Drejtësi do të bëhet sipas Komisionit të Venecias, e cila denoncoi dhe hodhi poshtë kapjen e sistemit të drejtësisë nga qeveria.
 
Sakaq, ai shtoi se kryeministri Rama nuk pranoi draftin e opozitës, por e sabotoi atë, ndërkohë që theksoi se vendet e rezervuara i kundërshton vetë kryeministri Rama.
 
Vender e rezervuara i kundërshton vetë Rama. Rama nuk e studioi, e sabotoi dhe e shpërfilli draftin e hartuar nga opozita. Rama të mos pengojë vendin,  nuk e shet dot reformën. Nuk do të lejojmë që të futësh grusht në drejtësi. Të votojmë sipas Venecias, jo sipas Xhafës. Opozita ka treguar fleksibilitet më të madh se qeveria. Rama nuk duhet ti imponojë opozitës vendime. Asnjë nga ambasadorët nuk mund të ketë kundërshtira për vendet e rezervuara, që i kundërshton Edi Rama, pasi ai kërkon të kontrollojë drejtësinë. Venecias është mbi gjithçka, edhe mbi ambasadorët. Venecias hodhi poshtë kapjen e sistemit të drejtësië” tha ai.

Por nuk është çudi tashmë marrëdhënia e Sali Berishës me atë të kreut të kuvendit Meta, ndaj dhe ish kryeminsitri vlerëson qëndrimin që Meta mbajti në këtë process.

Duke u ndalur tek çështja e përgjimeve, Berisha ka shtuar se, ky ëhstë një nga skandalet më të mëdhaja që ka ndodhur në Shqipëri prej 25 vitesh.
 
Skandali më i madh i 25 viteve të fundit, skandali i përgjimit. S’ka ndodhur kurrë që një kryeministër e Ministri i Brenddhëm me Drejtorin e Policisë në qendër përgjimi të kundërshtarëve politik, opozitës, gazetarëve, presidentit etj. Ky është një krim i shëmtuar, shkelje e kushtetutës, ligjeve të privatësisë, zyrtarëve e qytetarëve” tha Berisha.
 
Sa i përket përfshirjes së Italisë në çështjen e përgjimeve, Berisha shtoi se, përfshirja ëhstë akt kriminal dhe i dënueshëm.

Po kaq kriminal është follow-up i kësaj çështje. Rama për të shpëtuar përgjegjësinë, nuk e ka për gjë të përdorë Italinë si mburojë për veten, ky është akt i rëndë. Akt i dënueshëm, kurrë Ramë nuk do shpëtosh nga ky skandal. Gabimi fatal është përdorimi i Italisë si mburojë. Nëse ka një aferë korruptive, kjo duhet hetuar.” tha ai.
 
Sakaq, duke u ndalur tek çështja e shqyrtimit të vendimeve të dhëna nga gjyqtari Arjan Aliaj, Berisha shtoi se ky proces i ndërmarë nga Ministria e Brendshem dhe policia e shtetit është kriminale. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë të gjithë ata që po shkelin ligjin.

Sulmi i saje qorrit ndaj gjykatësit është akt tjetër kriminal për të cilin ai duhet bërë përgjegjës deri më një. Shqyrtimet e vendimeve të gjykatësit, që janë dhënë, përbën aktin më të shëmtuar e policesk të bandës në qeveri që nuk njeh ligj e kushtetutë. I bëj thirrje prokurorit Llalla të nisin hetimet ndaj këtyre mercenarëve që shkelin kushtetutën, ligjet. Kanë bërë grusht shteti brenda shtetit për hakmarrje personale’ tha ai.

Berisha ka akuzuar edhe zëvendësdrejtorin e policisë së shtetit, se po kërcënon prokurorë lidhur me çështjen e hetimit ndaj drejtorit të përgjithshëm të policisë, ku tha se Çipa është i përfshirë në trafiqe e krime.

Prokuroria të nisë hetime ndaj Ardian Çipës, kërcënon prokurorë të këtij vendi. Ai është polic i lidhur me trafiqet e krimin, largoi nga Tirana Genti Xhixhon, ai bën pushime në Kubë e Hollandë me paratë e Xhixhos. Ndaj tij duhet të veprojë ligji.”

Berisha ka thënë se vendi është kthyer në plantacion droge dhe se babai i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është pronari i plantacioneve të bimëve narkotike të mbjella në parcelat e Vjosës.
 
Shqipërinë po e mbulon krimi e droga në të gjithë territorin. Është mbjellë më shumë se 25 vite të marra sëbashku. E tëra është në patronazhin e plotë të policisë së krimit. Plantacionet e Vjosës menaxhohen nga Bashkim Tahiri” tha ai.

Lidhur me zërat se në grupin parlamentar të Partisë Demokratike do të ketë rrjedhje votash për miratimin e reformës në drejtësi, Berisha ka thënë se, nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë.
 
Nuk kam asnjë informacion për rrjedhje votash” tha ai.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!