'Drejtësia' Donald Lu e Vlahutin 1
orë takim me Xhafajn tek Kryesia

'Drejtësia' Donald Lu e Vlahutin 1<br />orë takim me Xhafajn tek Kryesia
Pavarësisht se takimi mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk prodhoi konsensus, ndërkombëtarët nuk rreshtin së kërkuari një të tillë. Ambasadori Donald lu ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim 1 orësh me kryetarin e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa. Pak minuta më pas, bisedimeve iu është bashkuar dhe Romana Vlahutin e Bashkimit Europian, e cila qëndroi në zyrën e Xhafës edhe 1 orë tjetër pas largimit të Lu.

Ambasadorët po vijojnë të kërkojnë një konsensus për drejtësinë, në kushtet kur maxhoranca ka deklaruar se nuk do të presë më opozitën dhe do të dërgojë draftin me ndryshime kushtetuese në Kuvend, por dhe kur PD kërcënon për djegien e mandateve nëse ndonjë prej deputeteve të saj shitet dhe voton "pro" reformës.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se ndërkombëtarët kishin negociuar dhe një draft tjetër pavarësisht atij që po shqyrtohet në komisionin "Xhafa", dhe që iu prezantua në tryezë Bashës dhe Ramës. Drafti me “lëshime” u refuzua nga PD.

Formula e emërimeve në institucionet e larta të drejtësisë është çështja që mban peng finalizimin e kësaj reforme, e konsideruar nga ndërkombëtarët si një gur themeli për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

lu te kryesia

lu te kryesia

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi