'Drejtësia'/ Drafti amerikan, tre nenet që godasin korrupsionin
Prokurorët dhe gjyqtarët do kenë barrën e provës për pasuritë e pajustifikuara, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Berisha belbëzon para Ramës në Kuvend, s'ka përgjigjje për sfidën. Rama: Kur do e votosh Reformën Sali? Drafti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nëse miratohet dhe zbatohet plotësisht, shemb në një kohë të shpejtë sistemin e drejtësisë në Shqipëri VIDEO
Drafti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nëse miratohet dhe zbatohet plotësisht, shemb në një kohë të shpejtë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke përmbushur kësisoj një pritshmëri të madhe dhe të hershme të shqiptarëve. Parashikimet e draftit të ri kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me fatin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Tre janë pikat më të rëndësishme, të cilat diktojnë spastrimin e sistemit nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të inkriminuar dhe të paaftë profesionalisht. Konkretisht, të gjithë njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Në çdo rast, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë barrë e provës, ndërsa do të shkarkohen automatikisht. Drafti i ri i jep ILDKP një peshë dhe rëndësi të madhe. ILDKP, përpos kontrollit të pasurive, i rekomandon komisionit masa disiplinore për gjyqtarët.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?