'Drejtësia', drafti të hënën 
çështjet që ndahen me 2 opsione

'Drejtësia', drafti të hënën <br />çështjet që ndahen me 2 opsione
Ekspertët e Partisë Demokratike që sot ishin pjesë e punimeve që po bën Komisioni i ngritur për Reformën në Drejtësi, kanë konfirmuar se ditën e nesërme do të nisë puna për çështjet më delikate të reformës dhe që kanë të bëjnë me Prokurorin, Presidentin, Ministrin e Drejtësisë.

Pas një takimi të mbajtur me dyer të mbyllura për disa orë me radhë, ekspertët e së djathtës, që tashmë i kanë dhënë fund bojkotit të këtij komisioni, thanë se se palët kanë rënë dakort parimisht që të shmanget roli i ministrit të drejtësisë në institucionet e drejtësisë, si një nga pikat më të diskutuara në tryezës së ekspertëve të nivelit të lartë. 

Ndërkohë, më herët eksperti i Partisë Socialiste renditi disa nga çështjet ku palët ndahen në qëndirme, megjithatë ekspertët do ti dorëzojnë komisionit të refomrës një draft të përbashkët , ndërsa për çështjet ku ndahen do të ketë do të ketë dy opsione në draftin e përbashkët.

Aty ku jemi në qendrime të njëjta po i formulojmë, ndërsa qëndrimet e kundërta do të diskutohen dhe do të përpiqemi t’i unifikojmë dhe në rast të kundërt do të shkojmë me dy propozime. Nuk do të ketë dy drafte, do të ketë vetëm një draft, por për çështjet ku grupet nuk bien dakort do të shkohet me dy opsione në Komisionin e Posaçëm Parlamentar”, tha Xhafa.


Tryeza e ekspertëve të nivelit të lartë është mbledhur këtë të shtunë për reformën në drejtësi, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike ku ekspertët kanë diskutuar parimisht për metodologjinë që do të ndjekin në punë që duhet konkluduar deri të hënën në mberëmje.

Takimi vjen një ditë pas arritjes së dakordësisë mes palëve, me ndërhyrjen e përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve në Shqipëri. 
 
Kjo ishte mbledhja e parë e ekspertëve të të dyja palëve pas ujdisë së arritur të premten me ndërmjetësimin e fortë të ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Ndërkohë kryeministri Rama së bashku me ministrin Manjani  ka patur një takim rreth 1 orë e 40 minuta në kryesinë e Kuvendit. Takimet dhe hyrje daljet në ambientet e Kryesisë sot kanë qënë të shumta dhe të paplanifikuara. Pas kryeministrit Rama në kryesi ka mbërritur edhe minsitri Manjani i cili nuk ka preferuar të prononcohet për mediat.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi