'Drejtësia', dy pikat që ndajnë
mazhorancën dhe opozitën

'Drejtësia', dy pikat që ndajnë<br />mazhorancën dhe opozitën
Cilat janë dy pikat e ngelura pezull për të cilat mazhoranca dhe opozita nuk po bien dakord? Janë dy çështje që në thelb kanë të bëjnë me të njëjtin proces të reformës: vettingun dhe rolin e ndërkombëtarëve në këtë fazë.
 
Në variantin hibrid, të mbështetur edhe nga mazhoranca, parashikohet që përfaqësuesit ndërkombëtarë mund të heqin nga lista e kandidatëve për gjyqtarë apo prokurorë, emra që i vlerësojnë si të papërshtatshëm.
 
Fshirjen e emrave ata nuk duhet ta shpjegojnë e as të japin arsyet përkatëse, e njëkohësisht ky është një vendim i pakundërshtueshëm dhe i paapelueshëm.
 
Në këtë pikë, PD ka dy propozime: Ndërkombëtarët të japin raport me shkrim dhe me arsye përkatëse se pse kërkojnë fshirjen e një aplikanti nga lista e kandidatëve, dhe së dyti: ky vendim i ndërkombëtarëve për të skualifikuar kandidatët të jetë i apelueshëm dhe të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
 
Këto çështje priten të marrin zgjidhje brenda së enjtes, kur edhe është parashikuar të votohet paketa e ndryshimeve Kushtetuese. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar