Komisionit të reformës në drejtësi i ka mbetur vetëm 1 kapitull për të mbyllur paketën e ndryshimeve kushtetuese. Por palët duken shumë larg konsensusit.
Demokratët propozuan disa nga amendamentet pjesë e draftit të tyre të ri për drejtësinë, që nuk është pranuar nga PS.
Për shumë orë deputetët kanë debatuar për këshillin e emërimeve, një strukturë që krijohet rishtazi dhe që opozita preferon të mos ngrihet.
Kapitulli i fundit që do të shqyrtohet të hënën, ka të bëjë me kontrollin e gjyqtarëve e prokurorëve, të cilat do të jenë institucionet që do ta realizojnë këtë proçes, nga kontrolli i pasurisë deri tek vlerësimi profesional dhe integriteti i tyre.
“Këshilli i emërimeve në Drejtësi është një institucion që propozimi i PD e heq pasi e shpërndan atë funksion në pozicione të tjera. Sigurisht që mazhoranca vazhdon ti qëndrojë sistemit kompleks që vazhdon të insistojë në kapjen e presionin afatgjatë të sistemit të Drejtësisë” tha Bylykbashi.
Ndërsa Pandeli Majko tha se, ‘Shpresoj në një reflektim politik të fundit të Partisë Demokratike sepse një gjë është e qartë, nëqoftëse ne nuk miratojmë këtë reformë drejtësie Shqipëria do të hyjë në grupin e vendeve të dështuara. Për tre vjet dhe jo vetëm kaq, Shqipërisë dhe klasës së saj politike do ti mbyllen dyert, pasi në nëntor Shqipëria e merr ose jo dritën jeshile për të ardhmen e vendit dhe jo për partitë politike” tha Majko.
Javën e ardhshme drafti alterantiv i reformës në drejtësi i PD-së do t’i kalojë zyrtarisht dhe komisionit të reformës.
Vetë kryetari Xhafa e quajti këtë propozim të demokratëve si një kthim në pikën 0.
/Shqiptarja.com

VIDEO