'Drejtësia' Lëkundet Lulzim Basha
kërkon takim të dytë me Ramën 

'Drejtësia' Lëkundet Lulzim Basha<br />kërkon takim të dytë me Ramën 
Presioni i shtuar amerikan, kërcënimi i fundit i gjermanëve dhe rreziku i përçarjes së grupit parlamentar demokrat, duket se po lëkundin Lulzim Bashën. Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka demostruar dje shenja lëkundjeje dhe tërheqjeje nga pozicion i tij në raport me Reformën në Drejtësi. Edhe pse deklaroi se nuk ka ndërmend të lëshonte pe për pikën 88 të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, Lulzim Basha kërkon një mundësi të dytë, për të gjetur rrugën e konsensusit për projektin kushtetues.

Ndonëse kryeministri Edi Rama i ka sugjeruar Bashës që hallet për Reformën në Drejtësi t’i qajë vetëm me SHBA-BE, kreu i opozitës ka deklaruar se është i gatshëm për t’u ulur për të gjetur zgjidhje për Reformën në Drejtësi. Gjatë mbledhjes më dyer të mbyllura të grupi parlamentar demokrat, Basha ka folur për mundësinë e konsensusit, duke mos përjashtuar mundësinë e një takimi me kryeministrin Edi Rama.

Mbetet për t’u parë nëse Basha është vërtetë i gatshëm për një takim të dytë me Edi Ramën apo kemi të bëjmë thjeshtë me një strategji politike, për të frenuar kontaktet e deputetëve me përfaqësues të shumicës dhe ndërkombëtarëve, në kuadër të llogarive të votave për Reformën në Drejtësi. Në mbledhjen e parafundit, deputetët u paralajmëruan se janë nën vëzhgim.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv