'Drejtësia', Mediu: Vija e kuqe nuk
është Rama e Basha, por Venecia

'Drejtësia', Mediu: Vija e kuqe nuk<br />është Rama e Basha, por Venecia
Në të njëjtën linjë me PD-Në por edhe me Lsi-në është shfaqur kryerepublikani Fatmir Mediu,  sa i përket rolit të ambasadorëve për  Reformën në Drejtësi. 

Nga selia  e partisë që drejton Fatmir Mediu tha se vijat e kuqe a nuk i përcakton asnjë lider politik  qoftë kryeminsitri apo kryetari i opozitës  përvecse  ekspertiza e komisionit të Venecias.

Opozita është në mbështetje të Reformës në Drejtësi sipas Venecias. Vijat e kuqe nuk i vendos as Rama e as Basha por Venecia. Venecia ka lënë dhe një vijë jeshile që ofron mundësinë për zgjidhje. I bëjmë thirrje Ramës të pranojë zgjidhje sipas nenit 88 të Venecia. Mazhoranca po bën demagogji politike pasi thotë që opozita do të kapë drejtësinë. Është e pabazuar kjo. Votimi me 2 të 3 e zhvlerëson parlamentin, krijon mekanizëm bllokues. Shmang thelbin kushtetues. Çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës për të tentuar blerjen e votave është i papranueshëm dhe cënon integrimin e Shqipërisë. Kontaktoj vazhdimisht me Bashën dhe me ambasadorët e SHBA dhe të BE, kemi pasur dhe takime me përfaqësues të bundestagut gjerman. Neni 88 garanton gjyqësor të pavarur. Shpresoj që mazhoranca të reflektojë jo të vendosë vija të kuqe, e vetmja palë që ka interesa të kapë drejtësinë është PS. PS,LSI, PD kanë rënë dakort që rekomandimet e Venecias janë baza për konsensus.”

Opozita tha Mediu është në të drjetën e saj legjitime që kërkon  zbatimin tërësisht të draftit final të Venecias,  ndërsa dënon çdo përpjekje për blerje votash në parlament.
 
Ju bëj me dije se çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës në parlament, për të tentuar që ta kthejë parlamentin në një Pazar, duke kërkuar që të blejë vota nga opozita është jo vetëm i papranueshëm, por do të ketë konseguenca të rënda politike dhe me siguri do të cënonte integrimin e Shqipërisë në Europë’ tha ai.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!