'Drejtësia' Meta fton Bashën në
takim: Të pres deri të hënën

'Drejtësia' Meta fton Bashën në<br />takim: Të pres deri të hënën
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta fton në takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me axhendë diskutimi reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit me ambasadorin e SHBA, Donald Lu e atë të BE, Romana Vlahutin, Meta tha se drafti duhet të kalojë në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, ndërsa theksoi se duhet adresuar zgjidhja përfundimtare e miratimit të reformës në seancë. Kreu i Kuvendit tha gjithashtu se takimi duhet të zhvillohet deri ditën e hënën, ndërsa vendin dhe formatin e tij ia la në dorë Bashës.

"I kam dërguar një ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për tu takuar me të në çdo kohë që ai e çmon të arsye, në çdo vend dhe në çfarë do lloj formati, por mundësisht deri në ditën e hënë", u shpreh Meta.

meta

(Letra e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta drejtuar shefi të opozitës, Lulzim Basha)

Kryeparlamentari Meta tha se politika është e vonuar me kalendarin e reformës dhe se ajo që duhet me domosdoshmëri është të ecet sa më shpejt drejt miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese.

"Jam i bindur se jemi tashmë të vonuar në kalendarin e reformës për ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi e cila nuk është përfshirë deri tani për arsye të mos arritjes së kompromisit përfundimtar në komisionin e posaçëm të kësaj reforme. Jemi në një krizë me kohën. Na duhet të reflektojmë dhe të lëvizim sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur, sipas standardeve të Komisioneve të Venecias dhe ekspertëve të EURALIUS e OPDAT.
Jemi në krizë kohe sepse takimi duhet të ishte përfshirë me kohë në kalendar, por besoj se me vullnetin e të gjitha palëve duhet ta bëjmë sa më parë dhe të fitojmë kohën e humbur. Miratimi me integritetin e duhur është i rëndësishëm për të rritur besimin e vendit për hapat e mëtejshëm në BE. Duhet miratuar sa më parë reforma që të jetë e vlefshme ndihma e ndërkombëtareve kryesisht ajo e SHBA-ve"
, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
 
Sipas tij, mazhoranca është e angazhuar për ta përfshirë opozitën në një proces transparent dhe me integritet. "Si Kryetar i Kuvendit nuk dua të paragjykoj asnjë aktor dhe faktor përfshirë edhe opozitën prandaj kam kërkuar takim edhe me zotin Basha si kryetar i opozitës. Nuk më lejohet të paraqes asnjë paragjykim dhe të nxitohem pa u zhvilluar takimi. Opozita është shprehur se është dakord për reformën, është treguar e gatshme, ka qenë e pranishme në komisione, i ka shkruar dy herë komisionit të Venecias, por duke qenë se jemi në presionin e kohës për shkak të agjendës europiane të Shqipërisë jam i angazhuar për ta përfshirë plotësisht opozitën në një proces transparent me integritet", tha Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij