'Drejtësia', Meta: Të bashkohemi
 si 'Tirana Fanatics' e 'Guerrilasit'

'Drejtësia', Meta: Të bashkohemi<br /> si 'Tirana Fanatics' e 'Guerrilasit'
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri sërish thirrje për votimin e reformës në drejtësi. Nga Konventa Studentore e LRI, Meta deklaroi se reforma duhet të ishte miratuar me kohë, ndërsa theksoi se çdo humbje kohe, përkthehet në vonesa të procesit të integrimit.
 
"Reforma në drejtësi duhet të kishte kaluar më parë. prej kohësh është bërë një debat i gjerë dhe i pafund, por përsëri shohim se kemi vonesa të pajustifikueshme të cilat janë të rëndësishme se jo vetëm se kanë të bëjnë me një kërkesë të hershme të qytetarëve shqiptarë për një Shqipëri më të drejtë, ku sundon ligji, funksionojnë institucionet, por padyshim që kjo ka të bëjë edhe me të ardhmen europiane të vendit tonë. S'mund të thuhet ca ndodhi tre javë më parë e çfarë ndodh tre javë më pas. Çdo vonesë e jona e bën edhe me të vështirë axhendën që vendi ynë ka në rrugën e anëtarësimit. Në këtë proces, është marrja e rekomandimit të Komisionit Europian dhe më pas vendimi për hapjen e tyre. Nuk ka të drejtë politika shqiptare që të pengojë më tej këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit të rinisë shqiptare. Shpresoj që të gjejmë forcat e të reflektojmë në këto pak orë e ditë që kanë mbetur nën mënyrë që të tregojmë se pavarësisht nga dallimet e forta politike, përsëri për një interes që ka të bëjë me të gjithë qytetarët, dimë të bashkohemi e dimë të reflektojmë", u shpreh Meta.
 
Ai theksoi gjithashtu se politika duhet të bëjë atë që bën sporti, të bashkohet. Meta u shpreh përmes një batute se siç bashkohen 'utrasit' e Tiranës me 'guerrilasit' kur luan kombëtarja, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe politika për interesa madhore të vendit.
 
"Politika duhet të bashkohet për reformën në drejtësi. Siç bashkohen "ultrasit" e Tiranës me "guerrilasit" e Partizanit kur luan kombëtarja", theksoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla