21 korriku, dita vendimtare për fatin e reformës në drejtësi i ka vënë të gjithë nën presion. Të majtët në frikën e një dështimi të mundshëm në mungesë të 94 votave, ndërsa të djathtët nën ankthin se ambasadori Lu mund të bindë disa prej tyre të tradhtojnë Bashën e të votojnë reformën. Shumica ka investuar fort për këtë reformë, dhe suksesi i saj më i madh i pritshëm, marrja e vendit kandidat për anëtar i BE-së, është bileta që s’do ta humbasë për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
/Shqiptarja.com








