'Drejtësia',Nishani takon Orlandon
"Ndihmë për hartimin e reformës"

'Drejtësia',Nishani takon Orlandon<br />
Presidenti Nishani, sot gjatë një takimi zyrtar me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando i ka kërkuar atij ndihmë lidhur me procesin e hartimit të reformës në drejtësi duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për situatën në vend.

Sistemi ynë i drejtësisë dhe nevoja e kryerjes së një reforme të thellë në të ka qenë tema kryesore e diskutimit mes tyre. Nishani shprehu para zyrtarit të lartë italian domosdoshmërinë e kryerjes së kësaj reforme për çuarjen përpara të zhvillimit në tërësi të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.  

“Në këtë kontekst, prezenca dhe përfshirja e organizatave partnere ndërkombëtare prezente në Shqipëri është një element që rrit sigurinë dhe besueshmërinë në hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme. Vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e qytetarëve tek drejtësia ku qytetarët të shohin se gjyqësori është i pavarur nga politika dhe vepron mbi bazën e profesionalizmit dhe mbi standarde të njëjta” - u shpreh kreu i shtetit, duke i kërkuar gjithashtu ministrit Orlando angazhimin e Italisë si një zë i fuqishëm përgjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm, çka paraqitet dhe si një nga sfidat kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mësohet se mes tyre është diskutuar edhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe mbështetja e bizneseve italianë që operojnë apo kanë shfaqur interes për të investuar në vendin tonë në fushat e energjetikës, infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit.

Minsitri i Drejtësisë Italiane ndodhet në vendin tonë në në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundur”, që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Redaksia online
(e.g/shqiptarja.com)


 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...