Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thërritur të premten, 6 maj, në orën 15:00, mbledhjen e grupit parlamentar për të vendosur lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj projektit kushtetues të reformës në drejtësi.
Mësohet se në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu e ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Drafti Kushtetues do të miratohet në parim nga komisioni i posaçëm parlamentar të hënën e ardhshme, ndërsa PD ende nuk ka vendosur për qëndrimin e saj.
Gjatë mbledhjes sot të këtij komisioni, u prezantua projekti i ekspertëve të EURALIUS e OPDAT.
Përfaqësuesit e opozitës kërkuan një javë kohë për tu njohur me draftin e për të vendosur lidhur me qëndrimin e tyre politik.
Në draftin e ekspertëve nuk ishin pasqyruar kërkesat e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com