'Drejtësia' Rama: Opozita makth
nga Vetingu, i panegociueshëm

'Drejtësia' Rama: Opozita makth<br />nga Vetingu, i panegociueshëm
Rama vijoi akuzat ndaj PD kur tha se nuk e duan reformën në Drejtësi pasi nuk duan të prishin vëllazërinë sic e cilësoi ai me gjyqtarët e korruptuar. Për këtë arsye tha kryeministrit ata kërkojnë vendet e rezervuara, për të cilat mazhoranca është shprehur kundër qëndrim të cilin e përsëriti edhe në konferencën e kësaj të marte
 
"Është një pyetje retorike që çdo mendje e arsyeshme e kupton përgjigjen. Unë kam një përgjigje për këtë, PD nuk është thjesht se i trembet reformës, PD nuk do që ta prishë vëllazërinë me prokurorët e gjykatësit e korruptuar të cilët i ka përdorur dhe i përdor për qëllime te veta. I ka përdorur për tu mbrojtur nga drejtësia dhe jemi dëshmitarë se ccfarë ka bërë kjo drejtësi për ngjarje spektakolare që sot e gjithë ditën mbeten të pandëshkuara dhe po ashtu i ka përdorur dhe i përdor për të sulmuar kundërshtarët me maskën e drejtësisë. Dikush mund të thotë se duke folur kështu troç unë nuk e ndihmoj konsensusin, por kam një mendim tjetër, nëse PD e do reformën, bujrurm, e ka shumë të thjeshtë nuk ka nevojë të na bindë, mjafton ta votojë reformën. Dhe duke pranuar të mos fusë duart e veta në procesin e radiografimin e gjykatësve dhe prokurorëve ka provuar kundër gjithë atyre argumenteve që mbështesin opinionin se PD nuk e do reformën në drejtësi, për arsye se i bie të bëjë sakrificën e madhe, prishjen e vëllazërisë me gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar."-tha Rama
 
Rama tha se votimi sot është bërë në kohë të kronometruar, ndërsa deklaroi se mankthi i pozitës mbetet “vetingu” pika e kuqe e panegociueshme, sipas Ramës.

"Fjalën e fundit për reformën nuk e themi as ne e as PD, por e thotë Bashkimi Europian. BE nuk e pranon me notë kaluese një reformë ku radiografimin e çdo prokurori e gjykatësi e bëjnë partitë politike. As SHBA-të nuk e pranojnë si zgjidhje. Çdo lloj kompromisi siç pretendon PD do ta kthente këtë organ të sistemit të drejtësisë në zorrën e partive në sistem.

Kreu i qeverisë i lëshoi një tjetër apel keryeopozitarit Basha, kur u shpreh se pa kalimin e reformës në drejtësi, nuk kalon asnjë reformë tjetër e ngjashme, duke lënë të kuptohet reforma zgjedhore që po diskutohet së fundmi.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare të komisionit për Refomën në Drejtësi, veçanërisht kryetarin Fatmir Xhafaj për kurorëzimin e një pune kolosale, për miratimin dua të falënderoj BE dhe SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë këtij procesi historik veçanërisht. Falenderoj ambasadorët Lu dhe Vlahutin për këmbënguljen e tyre të palodhur qysh prej ditës së parë. Falenderoj socialistë, demokratë pa parti, njerëz të zakonshëm të këtij vendi që kanë qenë dhe mbeten arsyeja kryesore për të kaluar këtë reformë. Votimi i sotëm u krye në kohën e kronometruar paraprakisht në rrugën e njoftuar paraprakisht prej meje pas takimit me lidershipin e PD. I keqardhur që kreu i PD bëri dje një përpjekje të kotë për të hedhur hi në sytë e publikut, tha që unë kam pranuar vendet e rezervuara. Ai shtrembëroi deklaratën time, ne as i kemi pranuar as i pranojmë vendet e rezervuara, ofruam gatishmëri që garantonte përfshirjen e opozitës në përzgjedhjen nga Kuvendi të asaj pjese të KLGJ dhe KLP, por duke dëgjuar Lulzim Bashën të flasë për lepuj, i them se në barkun e atyre që nuk e duan reformën lepuri më i madh është mankthi nga vettingu, që unë e quaj radiografia etiko-profesionale e çdo gjykatësi e prokurori", deklaroi Rama.

Ai ka falenderuar gjithë ata që kontribuan për miratimin e këtij drafti e vecanërisht ndërkombëtarët

“Gjej rastin të falënderoj të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare të komisionit për Refomën në Drejtësi, veçanërisht kryetarin Fatmir Xhafaj për kurorëzimin e një pune kolosale, për miratimin dua të falënderoj BE dhe SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë këtij procesi historik veçanërisht. Falenderoj ambasadorët Lu dhe Vlahutin për këmbënguljen e tyre të palodhur qysh prej ditës së parë. Falenderoj socialistë, demokratë pa parti, njerëz të zakonshëm të këtij vendi që kanë qenë dhe mbeten arsyeja kryesore për të kaluar këtë reformë. Votimi i sotëm u krye në kohën e kronometruar paraprakisht në rrugën e njoftuar paraprakisht prej meje pas takimit me lidershipin e PD. I keqardhur që kreu i PD bëri dje një përpjekje të kotë për të hedhur hi në sytë e publikut, tha që unë kam pranuar vendet e rezervuara. Ai shtrembëroi deklaratën time, ne as i kemi pranuar as i pranojmë vendet e rezervuara, ofruam gatishmëri që garantonte përfshirjen e opozitës në përzgjedhjen nga Kuvendi të asaj pjese të KLGJ dhe KLP, por duke dëgjuar Lulzim Bashën të flasë për lepuj, i them se në barkun e atyre që nuk e duan reformën lepuri më i madh është mankthi nga vetingu, që unë e quaj radiografia etiko-profesionale e çdo gjykatësi e prokurori"- tha kryeministri

I pyetur për arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, Rama tha se çështja duhet të zbardhet me vërtetësi. Kreu i qeverisë nuk preferoi të komentojë vendimin e Gjykatës që e la Rroshin në arrest me burg.
 
“S’kam asnjë koment se s’bëj pjesë tek ata që kur nuk u pëlqen diçka përdorin politikisht pozicionin e tyre për të sulmuar Prokurorinë. Por, nënvizoj se çështja duhet të zbardhet me vërtetësi dhe përgjegjësi të plotë. Ashtu sikurse kam nënvizuar në të gjitha rastet e tjera. Por ka vetëm një drejtësi. Natyrisht që ne nuk mundet të heshtim kur shikojmë ndodhira që kapërcejnë kufijtë e arsyes, siç është ndodhia me drejtorin e përgjithshëm të policisë i pezulluar padrejtësisht, pa prova e pa fakte”, tha Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin