'Drejtësia', Report Tv zbardh tre 
formulat e negociatave PD-PS
PDF/ Drafti për Reformën në Drejtësi

'Drejtësia', Report Tv zbardh tre <br />formulat e negociatave PD-PS<br />PDF/ Drafti për Reformën në Drejtësi
Report Tv zbardh 3 formulat mbi të cilat PD, PS e LSI po negociojnë për emërimet e njerëzve në institucionet e reja të drejtësisë. Lufta e madhe bëhet për 5 anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Një variant është ai që emrat të përzgjidhen nga organet e pavarura dhe të filtrohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një organ i ri ky që krijohet. Në këtë mënyrë Parlamenti detyrohet të bëjë një përzgjedhje mes kandidatëve më të kualifikuar dhe jo të emëruarve politikë.
 
Formula tjetër i jep të drejtën çdo deputeti të votojë vetëm për një nga pesë kandidatët e këtyre institucioneve. Opozita, duke përqendruar votat në zgjedhjen e një ose dy kandidatëve, siguron përfaqësimin në to.
 
Ndërsa shumica do të mbështesë tre kandidatët që mbeten. Formula e fundit ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve, një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t'i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga "lista e shumicës" dhe dy nga "lista e opozitës", në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5-at.
 
Po ashtu Report Tv ka zbardhur draftin që do të miratohet nesër në komisioni e reformës në drejtësi, në të janë bërë reduktime të dukshme të propozimeve të PD, PS dhe ekspertëve të huaj të miratuara gjatë shqyrtimit nen për nen. Pranohen kërkesat e PD për të hequr Gjykatën e Lartë Administrative dhe Tribunalin Gjyqësor. Ndërsa është reduktuar dukshëm neni për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose siç njihet ndryshe Njësia e Posaçme anti-korrupsion nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Kompetencat e kësaj Prokurorie, detajet e strukturës dhe zgjedhja e saj do të përcaktohen në ligjin e Prokurorisë.
Po ashtu është hequr nga paketa e ndryshimeve kushtetuese kriteri ndalues për mospasjen e një dënimi penal për funksionaret në sistemin e drejtësisë.
 
Drafti përfundimtar i reformës në drejtësi, me ndryshime, do të dorëzohet nesër në komisionin e posaçëm parlamentar, ku edhe pritet të miratohet në tërësi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin