'Drejtësia' SHBA shton presionin 
Nuland telefonon dhe Berishën

'Drejtësia' SHBA shton presionin <br />Nuland telefonon dhe Berishën
SHBA vijon të shtojë presionin ndaj politikës shqiptare për miratimin e Reformës në Drejtësi. Pas telefonatës që pati dje me kreun e demokratëve Basha ,Ndihmes Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka telefonuar edhe ish- kryeminsitrin Berisha të cilit i theksoi rendesine e madhe te kesaj reforme per integrimin e Shqiperise ne Europe dhe shprehu sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së" vleresimin e saj ne perpjekjet e fundit te ambasadoreve te SHBA dhe BE per nje kompromis midis paleve ne ditet qe vijne"

Ndërkohë po sipas zyrës së ish kryeminitrit "Berisha theksoi se ai beson se nje kompromis, ne rast se qeveria deshiron reformen, eshte plotesisht i mundshëm. Kerkesa e opozites per vende te rezervuara eshte nje kerkese anti-kapje, bazohet plotesisht ne rekomandimet nderkombetare dhe qeveria nuk ka asnje arsye te mos e pranoje, u shpreh ai.

"Berisha tha gjithashtu se thjeshtimi i arkitektures se institucioneve te drejtesise eshte plotesisht i mundshem dhe u shpreh se shpreson qe palet do bien dakord.

Kerkesa e opozites per te votuar, se bashku me nenet e reformes ne drejtesi, edhe nenin per votimin dixhital, biometrik, do te deshmonte vullnetin e qeverise per nje proces zgjedhor transparent, jetik per vendin.

Se fundi, Ndihmes Sekretarja e Shtetit, zonja Nuland dhe zoti Berisha vleresuan shume te rendesishem nje kompromis te mundshem ne ditet qe vijne‎!"-
shkruhet në njoftimin e demokratëve

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi