'Drejtësia', Topi: PD frikë nga
rrjedhja e votave në 21 korrik

'Drejtësia', Topi: PD frikë nga<br />rrjedhja e votave në 21 korrik
Në një takim me anëtarë të Frymës së Re Demokratike, kryetari i saj, Bamir Topi foli rreth reformës në drejtësi dhe ngërçit në të cilën ajo ndodhet. Sipas Topit, tendenca e opozitës për të kthyer nenin 88, është një tentative për t’i vendosur kontroll politik sistemit të drejtësisë dhe ky nen është i papranueshëm e një alibi për të mosmiratuar reformën.

Të miratojnë atë që kanë sjellë ekspertët. Mungon vullneti politik. Kemi një situatë kaosi në parlament. Tendenca për t’iu kthyer nenit 88, është rikthim i kontrollit politik të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Më thoni atëherë ku shkojmë ne me këtë reformë në drejtësi? Ne jemi absolutisht që sistemi i drejtësisë të çlirohet duke hequr dorë nga e drejta për të zgjedhur njerëzit e sistemit të drejtësisë. Tentativa për të qëndruar te neni 88 është një sebep, një alibi për të mosmiratuar reformën në drejtësi”, u shpreh Topi.

Sipas kreut të FRD, palët po rrisin dyshimet që reforma të mos miratohet në 21 korrik, ndërsa akuzoi politikën se duan ta mbajnë drejtësinë nën kontroll.

“Palët sa vijnë dhe e rrisin diferencën në pozicionime gjë që shton dyshimet që kjo reformë mund të mos votohet. Partia në opozitë dukshëm po vendoset kundër asaj që presupozon reforma në drejtësi, çlirimin nga politika. Fakti që ata kërkojnë ta mbajnë sërish nën kontroll, tregon që nuk bien dakord me atë që është esenca dhe nevoja e sistemit të drejtësisë. Tentativa për t’i mbajtur deputetët në rresht sigurisht që ka një merak dhe meraku është për të mos e votuar. A ndodh kjo në datën 21? Më thoni, nëse ky parlament nuk miraton reformën në drejtësi, atëherë për çfarë është? Unë kam bindjen se një pjesë e deputetëve nuk e dinë fare se çfarë përmban materiali”, u shpreh Topi.

Si ish President i Shqipërisë, ka komentuar edhe propozimin e deputetit socialist, Ben Blushi për zgjedhjen e presidentit nga populli. Topi tha se së pari, Blushi duhet të kërkojë ndjesë për atë rrudhje të Kushtetutës në vitin 2008 që vendoste zgjedhjen e Presidentit nga Parlamenti edhe me 71 vota.

Nuk dëshiroj që ta personalizoj, por ndërkohë që unë kam bërë thirrje për President nga populli, z.Blushi votonte me entuziazëm Kushtetutën e vitit 2008-ë që e bënte Presidentin të zgjidhej nga Kuvendi me 71 vota. Pra, të kërkojë njëherë ndjesë për atë pozicionim të qartë antidemokratik për atë rrudhje dhe shtrembërim të Kushtetutës së vitit 2008 dhe pastaj t’i bashkëngjitet këtij qëndrimi që për mua qëndron dhe Presidenti duhet të zgjidhet nga populli”, deklaroi kryetari i FRD, Bamir Topi.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'