'Drejtësia' Urdhri i Sali Berishës bllokadë neneve anti-korrupsion
Tension, paranojë dhe intensitet lëvizjesh në kampin opozitar. Sali Berisha kërkon ekspertizë dhe garanci për nenet e nxehta të draftit të ndërkombëtarëve "Drejtësia", Basha: Rëndësi cilësia
Tension, paranojë dhe intensitet lëvizjesh në kampin opozitar. Sali Berisha kërkon ekspertizë dhe garanci për nenet e nxehta të draftit të ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi. Ish-kryeministri ka ndërmarrë orët e fundit dy lëvizje, të cilat sinjalizojnë qartazi kontestimin dhe bllokimin e draftit të amerikanëve dhe evropianëve. Përpos bojkotit të mbledhjes së parashikuar me ambasadorët e SHBA-BE, Berisha ka thirrur në raportim ekspertët dhe anëtarët e opozitës, në komisionin për reformën në drejtësi, duke u dhënë disa direktiva, për qëndrimet e mëtejshme, në raport me projektin kushtetues. Sipas burimeve, konsultat e Berishës kanë nisur që pasditen e së martës, duke u intensifikuar para mbledhjes me ambasadorët.