'Drejtësia', Vasili: S’ka rrugë tjetër
 reforma kalon brenda sesionit

'Drejtësia', Vasili: S’ka rrugë tjetër<br /> reforma kalon brenda sesionit
LSI vendoset në krah të PS-së për dërgimin e draftit të reformës në drejtësi në Kuvend dhe miratimin e tij brenda këtij sesioni, pavarësisht qëndrimit të PD-së. Petrit Vasili, kryetari grupit parlamentar të kësaj force në intervistën e tij për Report Tv thekson se objektivat që arrihen nga miratimi i reformës nuk mund të sakrifikohen për askënd.

"Reforma duhet të eci përpara në rrugën e miratimit të saj pasi është rruga e vetme e duhur që ne mund të ecim për të mos penguar gjithë ato objektiva madhorë që Shqipëria ka para vetes të cilat nuk mund të sakrifikohen për asnjë arsye. Maxhoranca është në një mendje, LSI ka qënë shumë e qartë dhe vazhdon të mbetet shumë e qartë, gjithë grupi i saj parlamentar, të 20 votat e këtij grupi janë në mbështetje të plotë të Reformës së Drejtësisë", u shpreh Vasili 

Vasili nuk preferon të japë një koment për kërcënimin e PD-së se do të djegë mandatet nëse ndonjë nga deputetet e saj shitet dhe jep votën për reformën në drejtësi. Kërcënim që sipas tij përbën retorikë politike.

"Ne nuk interpretojmë retorikën Politike pasi fjala djegie është një figuracion politik, nuk është një gjuhë mirfilli politike, ne kemi një objektiv dhe jo dy.
Që të kemi një reform në drejtësi të miratuar brenda këtij sesioni, besoj se dhe Partia Demokratike duhet të priret dhe të udhëhiqet nga e njëjta ndjeshmëri për ta pasur këtë reformë të miratuar. Ne jemi të qartë dhe unik në qendrimin tonë", shprehet Vasili.

 
Për miratimin e paketës kushtetuese të reformës në drejtësi nevojiten 94 vota në parlament, pra dhe ato të opozitës. Kjo arsyeja që PD i trembet nga “tundimi” të ndonjërit të deputeteve të saj, “tundim” i cili shpresohet nga mazhoranca.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes