'Drejtësia, Vasili: Konsensusi
e bën më të fortë koalicionin

'Drejtësia, Vasili: Konsensusi<br />e bën më të fortë koalicionin
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, deklaron se konsensusi i arritur për reformë në drejtësi, e bën më të fortë koalicionin qeverisës.

Ai ka komentuar dhe deklaratën e kryetarit Meta i cili u shpreh në fillim të seancës plenare se do ta votonte dhe pa konsensus reformën por që do të jepte dorëheqjen nga posti i krut të Kuvendit

"Konsensusi s’rrëzon koalicionin, ajo është bashkim e jo ndarje, kur konsensusi flet s’ ka pse flet LSI. Gjithë muret e të gjitha ndasitë e palëve, janë të panevojshme, artificiale e dritëshkurtra, janë të padobishme. Vënia në tavolinë e gjerave parimore është moment bashkimi. Ne kemi votuar të 140 për reformën në drejtësi dhe të gjitha votat e LSI kanë qenë në atë sallë, dhe kjo është një provë. Qëndrimi i tij ka qenë shumë i qartë. Një reformë që do të miratohej me 94 vota, në mënyrë të njëanshme ,do  kërkonte një qëndrim politik  që ishte ai që ju citoni. Besoj se 140 votat e kanë përgjigjen brenda dhe për pyetjen tuaj.”

Për Vasilin votimi i djeshëm unanim tregon se ky ishte një vendim unikal i politikës shqiptare.

"Besoj se sot komunikimi ynë është për një cështje që qëndron mbi politikën e ditës. Unë do ta përjetoj si ditë të madhe ku përherë të parë dhe unë si politikan jam ndjerë se politika e vendit tim e do atdheun' shtoi Vasili

Vasili gjithashtu vlerësoi dhe rolin e ndërkombëtarëve në arritjen e këtij konsensusi. Roli dhe eksperienca e tyre theksoi kreu i grupit parlamentar të LSI-së ndihmopi së tepërmi për ndërtimin e kësaj reformë në drejtësi.

Prononcim për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?