Autoritetet franceze thonë se në shumë zona bregdetare ekziston frika e përmbytjeve. Në veri të Europës, në Irlandë shiu dhe era e fortë që solli me vete stuhia, shkaktoi përmbytje në shumë zona. Pemët e rrëzuara kanë ndërprerë energjinë elektrike për mijëra shtëpi.
Ndërkohë dëbora ka pushtuar New Yorkun duke u përdorur nga agjencitë turistike të joshin turistët për ta vizituar këtë qytet të zbardhur nga reshjet e dëborës të nisura disa ditë më parë. Stuhia dimërore solli vdekje dhe shkatërrim në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.
Situata e krijuar detyroi kryebashkiakun Bill de Blasio të shpalli atë që ai e quajti emergjencë dimërore. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara mijëra fluturime janë anuluar apo janë përfshirë në vonesa.
Edhe në Bostoni po kalon një situatë aspak të lehtë nga ku përmbytjet kanë shënuar një rekord 40 vjeçar. Si pasojë e motit të ftohtë në Shteteve të Bashkuara kanë humbur jetën më shumë se 12 personave.
d.c./shqiptarja.com












