'Enver Hoxha' në 70 vjetorin e çlirimit
Rama: Keqardhje për veteranët e PD

'Enver Hoxha' në 70 vjetorin e çlirimit<br />Rama: Keqardhje për veteranët e PD
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e disa veteranëve të luftës që mbanin në duar pankarta me portretin e komandantit të Luftës Nacional-Çlirimtare, Enver Hoxha, gjatë ceremonisë për 70-vjetorin e Çlirimit të Tiranës.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se ndjen keqardhje për këtë veprim, që sipas tij e kanë bërë njerëz të cilët nuk ishin të ftuar në këtë ceremoni.
 
Në lidhje me akuzat e opozitës, kryeministri Rama shkruan se ndjen keqardhje për ta duke përdorur fotot e Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike.
 
 
Sipas kryeministrit të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi.  
 
“Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne. Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi i cili s’ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
 


edi rama
 



















Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën