'Epidemi' eksplozivi në Tiranë, 1
kg tritol në biçikletë,çaktivizohet
VD/Pako në rrugë,alarm fals për tritol

'Epidemi' eksplozivi në Tiranë, 1<br />kg tritol në biçikletë,çaktivizohet<br />VD/Pako në rrugë,alarm fals për tritol
TIRANE - Një bombë me 1 kilogramë lëndë eksplozive të llojit tritol u çaktivizua nga policia rreth orës 04:50, duke parandaluar një tjetër akt terrorist në Tiranë.

Lënda eksplozive, u gjet në koshin e një biçiklete të vendosur para pallatit numër 27 në rrugën “Sami Frashëri”, një rrugicë qorre pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, por edhe shumë pranë Gardës së Republikës. Veç tritolit, në biçikletë ishte vendosur edhe gjysmë kilogrami gozhdë dhe një shishe bombë molotov me benzinë. Sipas bluze të kryeqytetit ky është një akt i pastër terrorist.
 
Policia sekuestroi tritolin dhe mekanizmin e gatshëm të shpërthimit me celular. Nga provat materiale policia ka mundur të identifikojë kartën SIM të montuar në bombën celular si dhe janë gjetur gjurmë gishtash në timonin e biçikletës.
 
Shpërthimi i bombës do të sillte pasoja fatale në jetë njerëzisht për shkak të shpërndarjes së pjesëve metalike dhe sasisë së konsiderueshme të tritolit.

Ora 11:10 Gjendet karta SIM dhe shenja gishtërinjsh
Burime për A1Report thanë se pas ekzaminimeve të provave materiale është arritur të fiksohet një kart SIM me numër shqiptar, e cila do të shërbente për aktivizimin e bombës, si dhe disa gjurmë gishtërinjsh në timonin e biçikletës të cilat po analizohen për të identifikuar keqbërësit.

Ora 11:00 Policia e Tiranes njoftim zyrtar për ngjarjen
Për ngjarjen reagoi dhe Policia e Tiranës e cila sqaroi se lënda eksplozive ishte e gatshme për të shpërthyer e vendosur në një qese të mbështjellë me natriban dhe jashtë pakos me një fije teli. 

Njoftimi i plote i Policisë të Tiranës
Më datë 12.02.2015 rreth orës 04.51, në rrugën "Sami Frashëri" në Tiranë Pall Nr. 27, në një biçikletë të parkuar është parandaluar një akt terrorist. Lënda plasëse është gjetur në një qese të mbështjellë me natriban dhe jashtë pakos me një fije teli. Pas marrjes në kohë të informacionit është parandaluar dhe çaktivizuar nga njësia antieksploziv. Ndërkohë që grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të Akteve Terroriste dhe Krimet e Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda po punojnë intesivisht për të zbardhur, dokumentuar dhe identifikuar autorët. Njëherazi materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vepra për qëllime terroriste", parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.

Ora 10:50 Banori: E pash biçikletën që mbrëmë të parkuar në rrugë
Një banor i pallatit ku u gjet biçikleta me tritol tha për A1 Report se e kishte parë që në mbrëmje biçikletën të lidhur pranë një tubi në rrugicën. “E pash biçikletën që mbrëmë të parkuar në rrugë, policia e mori në mëngjes”, - u shpreh banori për A1 Report. 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë