'Erë lufte' Trump dërgon në Korenë
e Veriut nëndetësen bërthamore

'Erë lufte' Trump dërgon në Korenë<br />e Veriut nëndetësen bërthamore
Duket se raportet mes SHBA dhe Koresë së Veriut nuk njohin paqe, por përkundrazi vijojnë të përshkallëzohen.
 
Presidenti Donald Trump,  raporton CNN, ka vendosur të tregojë sërish forcën duke dërguar në gadishullin Korean nënëndetsen bërthamore USS Michigan. Nëndetësja e cila ka mbërritur në portin “Bisa” në Korenë e Jugut nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët të ndërmarrë nga Washingtoni dhe Seuli.
 
Dërgimi i nëndetëses duke se është një shenjë paralajmëruese pikërisht ditën kur Peniani feston 85 vjetorin e ushtrisë dhe pritet që regjimi i Kim Jong un të ndërmarrë një tjetër test bërthamor.
 
Por zyrtarët amerikan e nënshkruan lëvizjen e nëndetëses një kontroll rutinë për të forcuar raportet mes SHBA dhe Koresë së Jugut. Sa i përket luftanijes, Carl Vinson ajo ka mbërritur tashmë në gadishullin Korean duke nisur edhe stërvitjen e përbashkët me marinën japoneze.

Ndërsa Peniani kërcënoi këtë dielën se do ta fundosë aeroplanmbajtesën amerikane me kapacitete bërthamore. Përshkallëzimi i raporteve mes Korenë ka shqetësuar edhe aleatët Japoninë dhe Korenë e Jugut. I dërguari i Washingtonit pas takimit me homologët japoneze dhe koreano jugor u shpreh ata vendosën të koordinojnë të gjitha veprimet mbi Penianin.
 
Të tri shtetet ranë dakort se Kina ka një rol kyc për të ushtruar presion mbi Korenë e veriut derisa të braktisë programet bërthamore. Ndërkohë në Shtëpinë e Bardhë pritet që senatorët të diskutojnë hipotezën e një sulmi të mundshëm ndaj Penianit. Aksioni i administartës Trump vjen vetëm pak orë pasi ambasadorja amerikane në OKB Haley u shpreh se nese Kim ndërmerr test bërthamor atëherë kreu i Shtëpisë së Bardhë do të reagojë. 

[gallery]21975[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë