'Financat', Basha:25 milionë dollarë
në xhepat e hajdutëve me çizme

'Financat', Basha:25 milionë dollarë<br />në xhepat e hajdutëve me çizme
TIRANË - Pas publikimit të raportit të Ministrisë së Financave ku paraqitet një situatë e rënduar e të ardhurave në buxhetin e shtetit për muajin Korrik, ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.
 
Në reagimin e tij, Basha shprehet se Ministria e Financave e ka pranuar qe në arkën e saj për muajin korrik kanë avulluar 25 milion dollare. Këto para thotë Basha duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit.
 
Por shton ai, ato nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar.
 
“Korrupsion, kontrabandë, hajdutëri me çizme. Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-Meta”, - shprehet Basha në deklaratën e tij.
 
Deklaratë e plotë e Lulzim Basha
"Ministria e Financave pranoi dje se 25 milionë dollarë "avulluan" në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit. Por nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsion, kontrabandë, hajdutëri me çizme. Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-Meta", - tha Basha.
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori