'Flauti magjik' tek Artet,“magjia” e
humbur në skenën e kufizua

'Flauti magjik' tek Artet,“magjia” e<br />humbur në skenën e kufizua
Opera “Flauti magjik” u ngjit mbrëmjen e 15 majit në skenën e Universitetit të Arteve.

Premiera ka pasur disa interpretime të mira të këngëtareve, por skena e Universitetit të Arteve ka qenë jofunksionale për t’i dhënë jetë operës së Moxartit me dimensionet e saj tragjike dhe komike. Përfundimisht kjo opera ka rezultuar si një shfaqje fragmentare, edhe pse disa ditë më parë Teatri Kombëtar i Operës e lajmëroi si një premierë ekskluzive.

“Pas 51 vitesh Teatri i Operës dhe Baletit rikthehet në shtëpinë e parë, dikur godina e parë e Operas, sot Universiteti i Arteve.”

Kështu e lajmëruan drejtuesit e Teatrit premierën “Flauti magjik” që u ngjit në skenë mbrëmjen e 15 majit e do të vijojë me dy shfaqje të tjera në datat 16 e 17 maj. 

“Flauti Magjik” në skenën e Universitetit të Arteve u interpretua nga talente të reja të skenës operistike shqiptare si sopranoja Linda Kazani e njohur për sukseset e saj në skenat ndërkombëtare dhe Enkelejda Kamani. 

Talentet janë vërtetë frymëzues për këngëtarët e rinj që vazhdojnë studimet në Universitetin e Arteve, pjesë e kastit të operës.

Por magjia e një teatri të vërtetë mungon. Duket se nuk po merr frymë lirshëm krijimtaria e regjisorit Nikolin Gurakuqi, kostumografia e skenografia, ku kjo e fundit duket pak e sajuar si një ambient ferme. 

Anila Zajmi i ka përshtatur mirë veshjet për skenën e vogël, por shfaqja rrezikon të ngjajë si një teatër kukullash. 

Opera e Mozart kërkon hapësira, ku të përzihet tragjikja me komiken, ku të shfaqen karakteret alegorike në një tërësi marrëdhëniesh. Skena e vogël nuk e lejon zhvillimin dhe jehonën e tragjikes, ndërsa për komiken është më e lehtë të shprehet. 

2 shekuj më parë “Flauti magjik” u kthye në një operë të madhe për hapësirat fantastike pa hapësirë e kohë reale.

Duke parë këtë skenë hapësirat janë të copëtuara nga kufijtë.

Do të ishte mirë që kjo opera të vinte në skenë vërtetë me shijen e një premiere, siç u raportua.

Megjithatë këngëtarët kënduan bukur dhe publiku nuk ua kurseu duartrokitjet e merituara.

[gallery]22291[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar